Home » Teknologji » Prodhimi në masë i BMW-ve elektrike jo përpara 2020-ës

Prodhimi në masë i BMW-ve elektrike jo përpara 2020-ës

BMW nuk do të fillojë prodhimin në masë të makinave elektrike deri në 2020-ën për shkak se teknologjia nuk sjell fitime të mjaftueshme për të rritur volumin e prodhimit thanë drejtuesit e kompanisë.

Prodhuesi Gjerman prezantoi makinën e parë elektrike në 2013-ën dhe ka investuar ndjeshëm në teknologji të ndryshme baterish, softuerësh dhe motorësh elektrikë.

Modeli i8 Roadster do të godasë shfaqjet në Maj dhe është i pajisur me atë që BMW e quan gjenerata e katërt e motorëve elektrikë.

Avancimet në teknologjinë e baterive, materialeve përbërëse, dhe kimisë kanë rritur distancën që këto makinë përshkojnë me 40%.

Kompania ka shtuar përpjekjet për ta shndërruar teknologjinë në modulare dhe lehtësuar kështu prodhimin në masë.

BMW është shprehur në të kaluarën se kërkon të rrisë numrin e modeleve elektrike në 25 deri në 2025-ën ku 12 prej tyre do të jenë plotësisht elektrike. /PCWorld Albanian

The post Prodhimi në masë i BMW-ve elektrike jo përpara 2020-ës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...