Home » Smartphones » Prezantohet zyrtarisht Samsung Galaxy Note 5 (Specifikat)!!!!

Prezantohet zyrtarisht Samsung Galaxy Note 5 (Specifikat)!!!!

tr

Pas rrjedhjeve të shumta të informacioneve nga burime të ndryshme, Samsung zbuloi më në fund Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge+ tek eventi i saj “Unpacked” i zhvilluar në Nju Jork. Dy pajisjet e reja u prezantuan para gati një ore. Ata ndajnë pothuajse të njëjtat veçori me njëri-tjetrën.

Dizajni: i ngjashëm me Galaxy S6, pak i lakuar në anën e pasme

Samsung Galaxy Note 5 ka pothuajse të njëjtin dizajn me Galaxy S6, me korniza prej metali dhe i mbuluar nga xhami mbrojtës si në anën e pasme ashtu edhe ballore. Përmasat e telefonit janë 153.2 x 76.1 x 7.6mm dhe peshon 171gramë.

Sa i përket vendit të butonave, Galaxy Note5 praktikisht është njësoj me Galaxy S6: ai ka një buton të madh fizik në pjesën ballore, poshtë ekranit, dhe pastaj ka skanerin e gjurmëve të gishtave. Në të djathë të tij ka një buton për veprime të ndryshme, ndërsa në të majtë është butoni për kthimin prapa të veprimeve.

Ka edhe butona të tjerë në anësoret e telefonit: butoni për ndezjen/fikjen e telefonit në anën e djathtë, ndërsa butoni i volumit në anën e majtë. Të dy këta butona janë bërë me metal ashtu si të gjithë anësoret.

Xhami në anën e pasme të pajisjes është reflektues, ashtu si tek Galaxy S6. Në anën e djathtë të pajisjes gjendet edhe stilolapsi digjital S Pen.

87

Softueri:

Galaxy Note 5 do të tregtohet me sistemin Android 5.1 (Lollipop), me ndërfaqen TouchWiz të Samsung-ut. Edhe pse ndërfaqja është gati e njëjtë me atë të Galaxy S6, megjithatë ka një sërë veçorish të reja shumë të mira.

Stilolapsi digjital vjen gjithashtu me disa veçori të reja të softuerit. Një veçori shumë e mirë është opsioni për të mbajtur shënime edhe kur ekrani shumë i fikur: vetëm hiqni stilolapsin dhe shkruani pa pasur nevojë që të hapni ndonjë aplikacion apo të aktivizoni telefonin. Me këtë stilolaps ju mund t’i bëni foto ekranit, të mbani shënime, të hapni aplikacionet etj. (ict media)

About Gent

Check Also

Ja cili është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave!!!!

Me siguri po mendoni se iPhone është telefoni më i shitur i të gjitha kohëra. ...