Home » Teknologji » Prezantohet zyrtarisht OnePlus 6 me ekran 6.3-inç OLED

Prezantohet zyrtarisht OnePlus 6 me ekran 6.3-inç OLED

Edhe pse më herët sesa në të kaluarën, OnePlus prezantoi flagshipin e ri Android ditën e Mërkure, OnePlus 6.

Aspekti më kontrovers i dizajnit të ri është i ashtuquajturi “notch” në krye të ekrani 6.3-inç me raport 19:9 OLED.

Jo i pëlqyer në masë, dizajni me “notch” në krye ka rëndësinë e vet sepse ndihmon OnePlus të ndërtojë një ekran thuajse pa skaje.

OnePlus 6 është më i vogël sesa modeli 6-inç Google Pixel 2 XL po ofron hapësirë vertikale më të madhe të ekrani.

Një tjetër ndryshim i madh i OnePlus 6 është pjesa e pasme prej xhamit i cili zëvendëson trupin e aluminit pjesë e të gjitha gjeneratave të kaluara.

Kështu kompania i bashkohet trendit të Apple, Samsung, Sony, Nokia, LG dhe Huawei të cilët kanë implementuar xham për të rritur shpejtësinë LTE dhe integruar teknologjinë e karikimit wireless.

Së fundi softueri i OnePlus është i pastër. OnePlus 6 është ndër të parët telefonë Android me mbështetje për Android P Beta përpara se të prezantohet.

Me një çmim fillestar prej 529 dollarë, OnePlus 6 është më i shtrenjtë se paraardhësi por shumë më i lirë se flagshipët Galaxy S9 apo Huawei P20 Pro.

I reklamuar si “shpejtësia që keni nevojë”, OnePlus vjen me procesor Snapdragon 845, grafika Adreno 630 dhe 8GB RAM.

Memoria e brendshme ndalhet në 256GB. Ekrani i mbrojtur nga një xham Gorilla Glass 5 ka rezolucion 2280×1080 piksel.

Bateria vjen me kapacitet 3,300 mAh ndërsa pjesë e telefonit janë Bluetooth 5, dy nano-Sim, dhe karkim i shpejtë.

Modeli me 6GB RAM/64GB memorie kushton 529 dollarë, 8GB RAM/128GB memorie 579 dollarë dhe 8GB/256GB memorie me 629 dollarë.

Të gjithë variantet dalin në shitje më 22 Maj për dyqanit online të OnePlus. /PCWorld Albanian

The post Prezantohet zyrtarisht OnePlus 6 me ekran 6.3-inç OLED appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...