21 September 2018
Home » Teknologji » Prezantohet Nokia X6 me ekran 5.8-inç FHD+

Prezantohet Nokia X6 me ekran 5.8-inç FHD+

HMD Global prezantoi një telefon të ri ditën e Mërkure nën seritë X. Tipari dallues i telefonit është ekrani 5.8-inç Full HD+ me rezolucion 2280×1080 dhe raport prej 19:9.

Pjesa ballore e telefonit është 95% ekran i rrethuar nga një kornizë metalike. Telefoni është i disponueshëm në tre ngjyra: blu, zezë dhe argjendtë.

Nokia X6 fuqizohet nga një procesor Snapdragon 636, 4GB RAM dhe 32 ose 64GB memorie të brendshme.

Modeli më i shtrenjtë vjen me 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Të gjitha variantet do të kenë skaner të shenjave të gishtërinjve dhe karta microSD.

Porta USB-C sjell teknologjinë Quick Charge 3.0 i cili karikon në 50% për 30 minuta.

Është konfigurimi i kamera mbase elementi më intrigues i telefoni. Sensor ballor është 16 megapiksel me hapje f/2.0. sakaq prapa janë dy sensorë, 16 dhe 5 megapiksel.

Nokia X6 vjen me Android 8.1 Oreo megjithatë kompania ka premtuar Android P shumë shpejt.

Telefoni debuton në Kinë më 21 Maj për 204 dollarë për modelin bazë, 236 dollar për modelin me 64GB memorie dhe 266 dollar për modelin me 6GB RAM dhe 64GB memorie. /PCWorld Albanian

The post Prezantohet Nokia X6 me ekran 5.8-inç FHD+ appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...