Home » Teknologji » Postimet e vendeve të punës të Facebook sinjalizojnë se kompania do të fillojë monitorimin e lajmeve të rreme

Postimet e vendeve të punës të Facebook sinjalizojnë se kompania do të fillojë monitorimin e lajmeve të rreme

Facebook po kërkon të punësojë “specialistë të besueshmërisë së lajmeve” që me sa duket të analizojnë lajmet për të përcaktuar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme. Kompania publikoi dy lista pune, një për një folës anglez dhe një tjetër për një folës spanjoll. Ndonëse rolet tani quhen “Specialist i Botimeve të Lajmeve”, në postimet e tyre quhen “Specialist i Besueshmërisë së  Lajmeve”.

Postimet e vendeve të punës thoshin se kompania po kërkonte të punësonte njerëz me “një pasion për gazetari, të cilët besojnë në misionin e Facebook për ta bërë botën më të lidhur.” Guardian raporton se aplikantëve u është thënë se do të kishin për detyrë të “zhvillonin një ekspertizë të thellë në Programin e Besueshmërisë së Lajmeve të Facebook “, dhe se ata do të” kryejnë hetime kundër politikave të paracaktuara”.

Facebook më parë ka shkarkuar ekipin e saj redaktues dhe është përpjekur të mbetet neutrale kur është fjala për filtrimet e lajmeve, veçanërisht për shkak se ajo ishte akuzuar për paragjykime politike.

Që atëherë, është në partneritet me analizues të lajmeve për të kapur dhe sinjalizuar lajme të rreme. Kompania punon me anëtarët e Poynter International Fact-Checking Network, duke përfshirë Snopes dhe Politifact, për të identifikuar mashtrimet dhe për të dekurajuar përdoruesit nga shpërndarja e tyre.

Kohët e fundit ajo implementoi një strategji të ngjashme në Indi.Është interesante se Facebook është potencialisht duke e kthyer këtë proces brenda saj, sepse do të ekspozonte kompaninë përsëri për akuzat e anshmërisë dhe fajin për gabime.

Në të njëjtën kohë, disa kontrollues  duken të pakënaqur që duhet të pajtohen me procedurën e Facebook, kështu që ndoshta punësimi i dikujt nga jashtë që pajtohet me vlerat e Facebook dhe mënyrën se si menaxhohet lajmi do të zbuste disi tensionin. /PCWorld Albanian

The post Postimet e vendeve të punës të Facebook sinjalizojnë se kompania do të fillojë monitorimin e lajmeve të rreme appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Screen_Shot_2018_08_20_at_9.04.20_AM.1534769604.png.jpg

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si ...