Home » Teknologji » Policia Tajvaneze shpërblen pjesëmarrësit në një garë kibernetike me hardisqe të infektuara

Policia Tajvaneze shpërblen pjesëmarrësit në një garë kibernetike me hardisqe të infektuara

Policia Tajvaneze kërkoi falje pasi kishte dhënë si çmime shpërblyese disqe memorie gjatë një gare të sigurisë kibernetike organizuar me mbështetjen e qeverisë.

Policia tha se 54 disqe memorie përmbanin maluerë. Virusi mund të vidhte të dhëna personale.

Byroja Tajvaneze e Hetimit kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se faji ishte i një kontraktori e një pale të tretë.

Të paktën 250 pajisje të tilla u dhuruan gjatë aktivitetit mbajtur nga Zyre Presidenciale në datat 11-15 Dhjetor.

Ky aktivitet do të ndihmonte autoritetet të luftonin krimin kibernetik. Të gjithë hardisqet ishin prodhuar në Kinë, megjithatë Byroja hodhi poshtë mundësinë e një spiunazhi shtetëror.

Malueri i identifikuar si XtbSeDua.exe, ishte dizajnuar për të vjedhur të dhëna personale dhe transferuar ato drejt një IP-je Polake.

Byroja Tajvaneze tha se ky maluer ishte zbuluar nga Europol në 2015-ën. /PCWorld Albanian

The post Policia Tajvaneze shpërblen pjesëmarrësit në një garë kibernetike me hardisqe të infektuara appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...