20 February 2019
Home » Teknologji » PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony

PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony

Presidenti i Sony konfirmoi ditën e sotme se kompania që drejton ka nisur punën në një konsolë të re e cila do të pasojë PlayStation 4.

Megjithatë Kenichiro Yoshida nuk specifikoi nëse konsola e re do të quhet PlayStation 5.

Lajmi vjen në një kohë kur Sony dhe rivalët e tij kanë filluar të eksperimentojnë me lojërat “streaming.”

Kompania Japoneze ofron përdoruesve shërbimin PlayStation Now përmes të cilit mund të luajnë titujt e konsolave nga kompjuteri personal.

Microsoft gjithashtu prezantoi Projektin xCloud ku lojërat e Xbox One mund të luhen në telefonë inteligjentë dhe tabletë. /PCWorld Albanian

The post PlayStation 4 do të zëvendësohet nga një konsolë e re tha Sony appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...