Home » Teknologji » Plani i ICANN për të rritur sigurinë e regjistrit të internetit, përdoruesit mund të hasin probleme me aksesin në internet

Plani i ICANN për të rritur sigurinë e regjistrit të internetit, përdoruesit mund të hasin probleme me aksesin në internet

Nga dita e nesërme interneti do të jetë një vend më i sigurtë. Kjo sepse Organizata e cila merret me përcaktimin e emrave dhe numrave të internetit për herë të parë në historinë e saj do të aplikojnë një ndryshim sigurie i cili duhet të mbrojë librin e internet të njohur edhe si Domain Name System (DNS.)

Në Shtator bordi i ICANN u takua në Belgjikë dhe vendosi të vinte në jetë planin për përditësimin e çelësave të sigurisë së DNS-së me 11 Tetor 2018.

Kjo është hera e parë që një ndryshim i tillë aplikohet që nga 2010-ta.

Gjatë takimit ICANN foli për përfitimet e mëdha që do të sillte siguria e rritur e DNS-ve.

Konkretisht evoluimi i teknologjive të internetit, përdorimi në masë i pajisjeve IoT (Internetit të Gjërave) dhe rritja e kapaciteteve të rrjeteve në mbarë botën janë shndërruar në fronte të reja për hakerët të cilët kanë më shumë pushtet për të dëmtuar infrastrukturën e internetit.

Rritja e kapaciteteve të sulmeve kërkon gjithashtu zgjerimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

KSK Rollover – siç edhe procesi i përditësimi i çelësave të sigurisë DNS është quajtur – do të krijojë çelësa të rinj sigurie për operatorët e DNS-ve.

Këto operatorë kanë softuerë të cilët konvertojnë adresat e internetit si pcworld.al në adresat IP me të cilat identifikohen në rrjetet globale.

Operatorët mund të jenë ofrues interneti ISP, administratorë të rrjeteve të sipërmarrjeve, operatorë për “zgjidhjen e DNS-ve”, distributorë hardueri dhe softueri.

Ndryshimi në fjalë pritet të ketë impakt minimal tek përdoruesit ku një përqindje shumë e vogël – afro 1% – mund të hasin vështirësi në hapjen e disa faqeve të internetit në 48 orët e ardhshme.

Edhe pse pjesa më e madhe e operatorëve nuk do të kenë probleme, ekziston një numër i vogël i tyre që nuk janë ende gati.

Procesi KSK Rollover duhej të ishte aplikuar vitin e kaluar por u shty nga frika se konektiviteti në internet mund të çrregullohej.

ICANN tha se pas konsultimit me internetin kishte vendosur të vijonte me planin.

Megjithatë ky ndryshim nuk do të jetë i pari. I radhës do të vijë në Prill të 2019 dhe ICANN shpreson që operatorët, përfshirë këtu edhe ofruesit e shërbimit të internetit ISP të mësohen me këtë praktikë. /PCWorld Albanian

The post Plani i ICANN për të rritur sigurinë e regjistrit të internetit, përdoruesit mund të hasin probleme me aksesin në internet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...