20 November 2018
Home » Teknologji » Pixel 3 dhe Pixel 3XL debutojnë më 9 Tetor

Pixel 3 dhe Pixel 3XL debutojnë më 9 Tetor

Google do të prezantojë Pixel 3 dhe Pixel 3XL më 9 Tetor sipas Bloomberg në një aktivitet që do të mbahet në Nju Jork.

Pixel dhe Pixel 2 janë prezantuar më 4 Tetor 2016 dhe 2017 respektivisht. Flagshipi i Google nuk i ka shpëtuar dot spekulimeve dhe rrjedhjeve të informacionit si me çdo telefon tjetër.

Madje në disa video shfaqet në detaje Pixel 3 që nga paketimi deri tek përdorimi.

Sipas 9t05Google thuhet se disa njësi të vjedhura janë shitur në tregun e zi të Ukrainës për 2,000 dollarë copa.

Google ende nuk ka komentuar lidhur me situatën dhe vështirë se ka për ta bërë deri në Tetor.

Ekrani do të ketë rezolucion 2960×1440 piksel për modelin XL. Sipas spekulimeve telefoni do të ketë ekran masiv prej 6.7-inç, 0.3-inç më tepër sesa Note 9.

Me siguri Snapdragon 845 do të jetë procesori në zemër të telefonit dhe sigurisht Android Pie nuk ka sesi të mungojë. /PCWorld Albanian

The post Pixel 3 dhe Pixel 3XL debutojnë më 9 Tetor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor ...