Home » Teknologji » Pas Kinës, Banka Qendrore e Indisë paralajmëron investitorët rreth Bitcoin

Pas Kinës, Banka Qendrore e Indisë paralajmëron investitorët rreth Bitcoin

Gjatë fundjavës Banka Qendrore Kineze paralajmëroi qytetarët të distancohen nga bitcoin.

Tre ditë më pas erdhi paralajmërimi i Bankës Qendrore Indiane e cila gjithashtu paralajmëroi investitorët rreth investimit në bitcoin apo monedha kriptografike.

“Një ditë do të shikoni bitcoin si një trup i vdekur që pluskon mbi një lumë përpara jush,” shprehej guvernatori i bankës qendrore Kineze.

Por Banka e Indisë ishte më e drejtpërdrejtë duke paralajmëruar investitorët për pasoja ekonomike, financiare dhe ligjore.

Ky është paralajmërimi i tretë që vjen nga India.

Deklaratat vinë në një kohë kur bitcoin është rritur me 1,000% gjatë 2017-ës. Ditën e sotme vlera e monedhës virtuale më popullore në botë arriti në 12,700 dollar.

Në Azi masat për të parandaluar përhapjen dhe adoptimin e bitcoin janë shtuar. Bankat Qendrore të Indonezisë dhe Bangladeshit gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e bitcoin.

Në Shtator Kina mbylli bursa e monedhave kriptografike dhe ndaloi Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO.)

Më 29 Nëntor Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane paralajmëroi rreth investimeve në bitcoin. Bankat Qendrore të Francës, Gjermanisë dhe Rusisë gjithashtu kanë shprehur shqetësim.

Edhe Banka Qendrore e Shqipërisë ka lëshuar një paralajmërim të ngjashëm në Korrik.

“Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë,” thuhej në deklaratën e Bankës së Shqipëri. /PCWorld Albanian

The post Pas Kinës, Banka Qendrore e Indisë paralajmëron investitorët rreth Bitcoin appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

LG pritet të prezantojë flagshipin e ardhshëm, G7 ThinQ, në një aktivitet më 2 Maj. ...