Home » Teknologji » Pas gjobës 2.4 miliardë euroshe Google ka filluar të përmirësojë shërbimin

Pas gjobës 2.4 miliardë euroshe Google ka filluar të përmirësojë shërbimin

Google paraqiti pranë Komisionit Evropian raportin e dytë i cili detajon hapat e ndërmarrë nga gjiganti i kërkimit për të përmirësuar pozitat e reklamave të rivalëve në rezultatet e kërkimit.

Në Qershor të vitit të kaluar motori kryesor i kërkimin në internet u gjobit nga autoritetet Evropiane me 2.4 miliardë euro pasi u arrit në përfundimin e Google ka shfrytëzuar epërsinë me kërkimin në internet për ti krijuar avantazh shërbimit të saj të shitblerjes.

Google i është kërkuar të paraqesë periodikisht raporte për përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE.

Gjatë verës Komisioni Evropian tha se konkurrenca kishte filluar të përmirësohej mes Google dhe rivalëve.

Ky lajm është një sinjal i qartë i përmirësimit të marrëdhënieve mes Google dhe Bashkimit Evropian të cilat arritën pikën më të ulët në Korrik të këtij viti kur Google u gjobit për të dytën herë me 5 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

The post Pas gjobës 2.4 miliardë euroshe Google ka filluar të përmirësojë shërbimin appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...