Home » Teknologji » Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash

Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash

Atari konfirmoi se do të ndërtojë një konsolë lojërash për herë të parë pas 20 vitesh.

Kompania ikonike e lojërave e njohur për titujt klasikë si Pong, lançoi konsolën e saj të parë në 1977 dhe quhej Atari 2600.

Më pas lançoi disa konsola përpara se të kaloj nga Nintendo, Sega dhe Sony ndërsa konsola e fundit ishte Atari Jaguar në 1993.

Në 2013-ën kompania shpalli falimentimin për tu shfaqur një vit më pas si një kompani e fokusuar në lojërat online dhe ato mobile.

Shefi ekzekutiv i Atari, Fred Chesnais tha për Gamesbeat se “jemi rikthyer biznesit të hardueri.” Kjo deklaratë vjen pasi kompani publikoi një video ku shfaqje pjesa ballore e një konsole.

Disa prej lojërave ikonike më të hershme funksiononin në konsolat Atari si Pong, Pac-Man dhe Asteroids. Lojërat retro kanë shënuar boom vitet e fundit falë suksesit të Nintendo NES Classic Mini. /PCWorld Albanian

The post Pas 20 vitesh Atari do të ndërtojë një konsolë lojërash appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...