Home » Teknologji » Oppo do të prezantojë një telefon me kamër me zmadhim optik 10x

Oppo do të prezantojë një telefon me kamër me zmadhim optik 10x

Kemi parë telefonë pafund me zmadhim optik 2x, një gjë e mundur falë një kamere sekondare. Por prodhuesi inovativ Kinez Oppo do të vendosë një standard të ri. Me zmadhimin optik 10x i cili nuk humb cilësinë e imazhit.

Telefoni me këtë kamër do të debutojë më 16 Janar shkruhet në ftesën e aktivitetit që do të mbajë për këtë ngjarje.

Pak javë më parë u spekulua se Oppo do të përdorte zmadhim optik 10x për modelet e ardhshme.

Dy vite më parë Oppo prezantoi teknologjinë e zmadhimit 5x në Kongresin Mobil Botëror por asnjëherë nuk u materializua.

Prandaj mbetet për tu parë nëse e njëjta situatë do të përsëritet me zmadhimin optik 10x. /PCWorld Albanian

The post Oppo do të prezantojë një telefon me kamër me zmadhim optik 10x appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rriten çmimet e G Suite

Ditën e Mërkure Google tha se do të rrisë çmimet e G Suite. Çmimet do ...