Home » Teknologji » Oppo dhe Huawei mashtrojnë me performancën e telefonëve

Oppo dhe Huawei mashtrojnë me performancën e telefonëve

Pak javë më parë u zbulua e Huawei instalon një softuer tek telefonët e saj i cili gjurmon kur një testim performance po realizohet duke rritur fuqinë e tij dhe si rezultat pikët e marra nga programet e testime.

Kjo fuqi ishte disaherë më e lartë sesa ajo që përdoruesit kanë në dispozicion në përdorim të përditshëm të telefonëve.

Huawei e pranoi dhe në vend që të anullonte menjëherë këtë praktikë tha se do ti ofronte këto opsione për mbarë përdoruesit të cilët duan më shumë performancë në momente të caktuara.

Këtij raport i bashkohet një tjetër hulumtim nga TECH2 i cili arriti në përfundimin se Oppo gjithashtu artificialisht manipulon rezultatet e programeve të testimit të performancës duke përdorur teknika të ngjashme.

Në këtë konkluzion firma arriti pasi testoi këto telefonë:

  • Honor 10
  • Huawei P20 Pro
  • Nokia 7 Plus
  • OnePlus 6
  • Oppo Find X
  • Pocophone Poco F1
  • Realme 1
  • Realme 2
  • Redmi Note 5 Pro
  • Samsung Galaxy Note 9

Në vend të aplikacionit 3Dmark të disponueshëm në Google Play Store, TECH2 përdorur të njëjtin aplikacion por me emërtim tjetër.

Duke qenë se emri i aplikacionit nuk i përket një aplikacioni testimi, telefonët nuk rrisin performancën në mometin që kryhet testimi.

Aplikacioni ishte një version privat i 3dMark përdorur nga kompania për qëllime të brendshme.

Sakaq grafikat mëposhtë tregojnë historinë e vërtetë. Me të verdhë janë testimet e kryera me aplikacionin privat dhe me të zezë testimet me aplikacionin 3Dmark nga Play Store ku vihet re dukshëm diferenca.

Diferenca mes dy testimeve është deri në 1,500 pikë.

Grafikët tregojnë se telefonët Oppo dhe Huawei manipulojnë artificialisht rezultatet ndërsa ato të HMD Global, Samsung, OnePlus dhe Xiaomi jo. /PCWorld Albanian

The post Oppo dhe Huawei mashtrojnë me performancën e telefonëve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...