20 February 2018
Home » Teknologji » Opera mbron telefonët nga skriptet e monedhave kriptografike

Opera mbron telefonët nga skriptet e monedhave kriptografike

Skriptet për prodhimin e monedhave virtuale të integruara brenda uebsajteve po shndërrohen në një problem për telefonët megjithatë Opera kërkon të eliminojë këtë kërcënim njëherë e mirë.

Kompania e cila tashmë ofron mbrojtje ndaj këtyre skripteve në desktop do të sjellë të njëjtin nivel mbrojtjeje edhe për telefonët.

Veçoria e re e disponueshme në Opera Mini dhe Opera për Android është pjesë e bllokuesit të reklamave.

Sipas Opera 1 miliard pajisje në mbarë botën po ngadalësohen nga këto skripte ndërsa përdoruesit nuk e kuptojnë se nga vjen.

Gjithashtu kompania beson se 3 milion uebsajte kanë minera kriptomonedhash të integruara.

Dëmi i shkaktuar nga këto skripte që shfrytëzojnë procesorin në 100% mund të jetë edhe i përhershëm.

Sipas ZDNet bateria e një telefoni kishte shpërthyer nga nxehtësia e lartë e gjeneruar nga një trojan kriptografik. Përditësimi në Opera Mini dhe Opera for Android është i disponueshëm në Play Store. /PCWorld Albanian

The post Opera mbron telefonët nga skriptet e monedhave kriptografike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook me kartolina do të pengojë ndërhyrjen e huaj në zgjedhje

Facebook tha se do të përdorë kartolinat, e dërguara përmes postës amerikane, për të parandaluar ...