Home » Teknologji » OnePlus 7, hidhet dritë mbi cilësitë e telefonit

OnePlus 7, hidhet dritë mbi cilësitë e telefonit

Kur na ndajnë vetëm një muaj nga debutimi i flagshipit të ri të OnePlus, raportimet e para kanë filluar të hedhin dritë mbi pajisjen.

Telefoni mbërrin zyrtarisht më 14 Maj në tre variante sipas @OnLeaks: OnePlus 7, OnePlus 7 Pro dhe OnePlus 7 Pro 5G.

Nga fotot e publikuara shihet një ekran 6.4-inç për OnePlus 7 me një kamër me “notch” minimalistik dhe kamër të pasme 48-megapiksel e ngjashme me atë të OnePlus 6T.

Gjithashtu vjen me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe 10GB RAM. Procesori Snapdragon 855 fuqizohet nga një bateri 4,150 mAh.

OnePlus 7 Pro vjen me ekran 6.64-inç pa “notch” por me dizajnin e ri të kamerës “pop-up” plus një kamër e trefishtë e pasme prej 48-megapiksel. Së fundi sipas @OnLeaks, kompania ka përgatitur edhe një variant 5G të OnePlus 7 Pro.

Ai ka të njëjtin harduer dhe specifika të OnePlus 7 Pro me shtesën e vetëm, teknologjinë celulare 5G. /PCWorld Albanian

The post OnePlus 7, hidhet dritë mbi cilësitë e telefonit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Instagram ka konsideruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve nëpër foto në mënyrë që ...