Home » Teknologji » Objektivi i Zuckerberg për 2018-ën, rregullimi i Facebook

Objektivi i Zuckerberg për 2018-ën, rregullimi i Facebook

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha ditën e Enjte se objektivi i tij për 2018-ën ishte të “rregullonte” rrjetin social.

“Bota ndihet në ankth dhe Facebook ka shumë punë për të bërë,” tha ekzekutivi 33 vjeçar i rrjetit social më të madh në botë.

Ai citoi përhapjen e gjuhës së urrejtjes, përdorimin e Facebook nga Rusia për të propaganduar dhe shpërdorimin e kohës në rrjetin social.

Një ligj i ri në Gjermani u kërkon rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter të adresojnë gjuhën e urrejtjes ose të përballen me gjoba të rënda.

Në SHBA Facebook është kritikuar për përhapjen e propagandës Ruse dhe ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale duke përdorur rrjetin social.

Madje, ish drejtues të kompanisë kanë vënë në pikëpyetje impaktin e rrjetit social në shëndetin mendor dhe social të njerëzve.

Zuckerberg tha se sfida e tij për 2018-ën ishin pikërisht këto. Ai tha se për të kjo është një sfidë personale.

“Ne skemi për të parandaluar të gjitha llojet e abuzimeve e as nuk kemi për tu shpërtuar gabimeve,” tha ai, “por ne aktualisht jemi duke bërë shumë gabime.”

Rrjeti social raportoi 16 miliard dollar fitim në 2017-ën. /PCWorld Albanian

The post Objektivi i Zuckerberg për 2018-ën, rregullimi i Facebook appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...