Home » Teknologji » NVIDIA e zhgënjyer nga kartat e reja grafike të AMD

NVIDIA e zhgënjyer nga kartat e reja grafike të AMD

CEO i NVIDIA Jensen Huang kishte diçka për të thënë gjatë aktiviteti CES jo vetëm për kompaninë e tij por edhe rivalët e AMD.

Prezantimi i tij u bë pak pasi rivalja Lisa Su, CEO e AMD foli grafikat e reja AMD Radeon VII.

Huang nuk u impresionua aspak prej tyre.

“U zhgënjeva,” tha ai gjatë një dalje për shtyp. Huang tha se performanca e AMD Radeon VII ishte e dobët krahasuar me performancën e GeForce RTX 2060 prezantuar të Dielën e kaluar.

Ajo është karta grafika buxhetore NVIDIA. Duke folur për AMD ai tha se kartat Radeon VII nuk kishin teknologjinë “real-time ray tracing.”

NVIDIA RXT 2060 do të dalë në shitje menjëherë për 350 dollarë. Ndërsa Radeon VII vjen më 7 Shkurt për 700 dollarë. /PCWorld Albanian

The post NVIDIA e zhgënjyer nga kartat e reja grafike të AMD appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple nxjerr në shitje këllëfët me bateri për iPhone XS, XS Max dhe XR

Ditën e djeshme Apple filloi shitjet e këllëfëve prej silikoni me bateri për iPhone XS, ...