Home » Teknologji » Nvidia bashkon forcat me Uber dhe Volkswagen në makinat autonome

Nvidia bashkon forcat me Uber dhe Volkswagen në makinat autonome

Nvidia do të bashkëpunojë me Uber dhe Volkswagen për të ndërtuar çipe grafike për platformat e inteligjencës artificiale të cilat do të përdoren në industrinë e makinave me sistem vetëdrejtimi.

Kompania, e cila ka partneritete të tjera në këtë industri si Tesla dhe Baidu, ndërton çipe grafike dhe vitet e fundit ka shtrirë teknologjinë e saj në makinat autonome.

Që nga testimi i parë me flotën e Volvo XC90, Uber ka përdorur teknologjinë e Nvidia.

Me Volkswagen, Nvidia do të integrojë teknologjinë e saj në makinat e ardhshme të prodhuesit Gjerman duke përdorur platformën e tyre Drive IX.

Deri tani, 320 kompani janë përfshirë në industrinë e makinave autonome. Nvidia tha se procesori i parë Xavier do të dërgohet tek konsumatorët këtë tre mujor.

Ky çip kryen 30 trilion operacione në sekondë duke konsumuar 30 vat energji. /PCWorld Albanian

The post Nvidia bashkon forcat me Uber dhe Volkswagen në makinat autonome appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook do tu japë prioritet lajmeve nga burime “të besueshme”

Facebook lajmëroi javën e kaluar do tu japë pritoritet burimeve të besueshme të lajmeve në ...