20 February 2019
Home » Teknologji » Nokia zbulon telefonin e saj të parë që do të marrë Android Pie

Nokia zbulon telefonin e saj të parë që do të marrë Android Pie

Nokia 7 Plus po bashkohet me linjën e vogël të telefonave jo-Google që marrin një përditësim të Android 9 Pie.

Një zyrtar i HMD Global, Juho Sarvikas, bëri sot njoftimin në një cicërimë. Jashtë Nokia-s, përditësimi është i shtrirë vetëm në tetë telefona Motorola dhe OnePlus 6, i cili drejton një version të modifikuar të Android 9 Pie, si dhe telefonat e Google Pixel.

Android 9 Pie sjell një sërë veçorish të reja të dobishme.

Çfarë është e dukshme është fakti se Nokia 7 Plus do të jetë telefoni i parë jo-Pixel që merr tiparet e Digital Wellbeing, që tregon një tabelë të zakoneve të telefonit tuaj dhe gjurmon kohën e përdorimit të aplikacionit. Përditësimi po ndodh me faza, dhe së shpejti do të zgjerohet përtej bazës së parë prej 10% të instalimit.

Pavarësisht lançimit të ndarë të Android 9 Pie, publikimi i përditësimit ishte shumë më i shpejtë se në vitet e kaluara.

Është e mundur që kjo mund të jetë për shkak të një veçorie brenda Android Oreo të quajtur Project Treble, e cila duhet të lejojë prodhuesit të bëjnë përditësime më të lehta dhe më të shpejta për telefonat e tyre. /PCWorld Albanian

The post Nokia zbulon telefonin e saj të parë që do të marrë Android Pie appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...