21 September 2018
Home » Teknologji » Njoftimet e reja të YouTube janë pjesë e politikës së Google për mirëqenien digjitale

Njoftimet e reja të YouTube janë pjesë e politikës së Google për mirëqenien digjitale

Kur Android P të lancohet këtë verë, do të sjellë me vete një opsion të ri të dizajnuar për të treguar sasinë e kohës që po shpenzojmë në telefon. Do të shihni një listë që përfshin numrin e herëve që keni hapur pajisjen tuaj, numrin e njoftimeve dhe detaje se sa kohë po shpenzoni në aplikacione.

Kjo të gjitha vijnë nga fokusi i Google në mirëqenien digjitale që kompania njoftoi në I/O 2018 këtë javë. Por YouTube nuk po pret që Android P të prezantojë këto veçori të dobishme. Ashtu siç premtoi Sundar Pichai, dhe pas disa muajve shumë të trazuar, YouTube po largohet nga Google në lidhje me balancimin e teknologjisë dhe jetës.

Kompania ka nxjerrë njoftime të reja, opsionale “merr një pushim” që do të shfaqin një njoftim kur ju keni tejkaluar një sasi të caktuar të kohës së shikimit. Për të pasur këtë opsion, klikoni mbi foton tuaj të përdoruesit në krye në të djathtë të aplikacionit, shkoni tek Settings dhe më pas zgjidhni General. Në krye është opsioni i ri “Më kujto për të bërë një pushim”.

Zgjedhjet tuaja janë:

Asnjëherë

  • Çdo 15 minuta
  • Çdo 30 minuta
  • Çdo 60 minuta
  • Çdo 90 minuta
  • Çdo 180 minuta

Nëse Youtube është një platformë që ju merr një copë të mirë të ditës suaj tani ju mund të vendosni këto lajmërime për t’u përqëndruar në gjëra të tjera. Njoftimi nuk do ta mbyllë aplikacionin ose nuk do t’ju ndalojë të shikoni; mbetet në dorën tuaj të veproni ose t’i shpërfillni ato.

YouTube gjithashtu ka shtuar një opsion të ri për një “skedulim” që kombinon të gjitha njoftimet individuale që normalisht do të merrni nga aplikacioni (video të reja nga krijuesit tuaj të preferuar etj.) në një listë të vetme që vjen në momentin e ditës sipas zgjedhjes suaj. /PCWorld Albanian

The post Njoftimet e reja të YouTube janë pjesë e politikës së Google për mirëqenien digjitale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...