Home » Teknologji » Njihuni me dizajnin e ri të Gmail

Njihuni me dizajnin e ri të Gmail

Ditën e djeshme Google informoi konsumatorët e G Suite se një Gmail i ri po vinte së shpejti.

Megjithatë mediat e as përdoruesit nuk mund të prisnin aq gjatë për të mësuar pamjen e re të një prej postave elektronike më të përdorura në botë.

TechCrunch dhe The Verge publikuan disa imazhe të ndërfaqes e cila bart emrin e koduar “Chaim.”

Gmail i ri është një hibrid mes ndërfaqes të vetë shërbimit dhe aplikacionit Inbox. Me fjalë të tjera duket si një produkt i cili ka kaluar nëpër trajtimin e Dizajnit Material dhe përdoruesit Android i njohin mjaft mirë këto ngjyra.

Të gjithë butonët me tekst janë zëvendësuar nga ikona dhe ndërfaqja është shumë më e pastër.

Gjithashtu vihen re disa funksione të reja të përmendura nga Google. Përdoruesit mund të shtyjnë për më vonë leximin e e-mail-eve për afat kohore ditore, javore apo në një datë specifike.

Me çdo e-mail të ri, Gmail do të sugjerojë përgjigje “inteligjente”. Së fundi por edhe pjesa më interesante, është një hapësirë në anën e djathtë të ekranit e cila do të zihet nga widget të aplikacioneve të tjera. /PCWorld Albanian

The post Njihuni me dizajnin e ri të Gmail appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook Messenger përkthen bisedat në Spanjisht dhe Anglisht

Facebook Messenger tashmë mund të përkthejë mesazhe mes gjuhës Spanjolle dhe Angleze si pjesë e ...