Home » Software » Një tastierë virtuale në pëllëmbë të dorës???

Një tastierë virtuale në pëllëmbë të dorës???

Çfarë do të ndodhte nëse dora juaj do të punonte si një tastierë? Një studim i kryer nga Google tenton të kthejë lëkurën e dorës tuaj në një tastierë virtuale.

Ajo ngjan pak a shumë si një Google Glass, duke vendosur një tastierë interaktive virtuale në pëllëmbë të dorës.

Sipas “DailyMail”, një kamera në kufje gjurmon lëvizjen e gishtave dhe e di se çfarë butoni do të shtypësh para se të japësh informacionin në faqen e internetit apo në ndonjë aplikacion.

Patenta është kërkuar nga Google në qershor të vitit 2012, por i është thënë vetëm këtë javë. Aplikacioni i tanishëm zbulon sistemet dhe metodat për një pajisje virtuale të dhënash. Përshembull, ajo përfshin një projektor të vogël dhe një kamera.

Në tastierën virtuale, numrat mund të caktohen nga gishti tregues, ndërsa simbolet nga gishti i mesit. Ndërsa shkronjat mund të vendosen në të gjithë gishtat dhe pëllëmbën e dorës nga fillimi në fund. Përdoruesit mund të përdorin gishtin e madh për të përdorur butonë të ndryshëm në të dy duart.

Projektori mund të montohet në një krah të syzeve dhe kamera në krahun tjetër. Përdoruesit gjithashtu mund të shohin video në pëllëmbë të dorës në vend që të mbajnë një pajisje në dorë.

1

Patentimi sugjeron gjithashtu se pajisja mund të projektojë një gjurmues në ndonjë pjesë të trupit për të patur një kontroll më të mirë.(ICT MEDIA).

22

 

 

About Elton Vorfi

Check Also

Keni pirë shumë? Aplikacionet që ju ndihmojnë të lini pijen!!!!

Ndryshimi mes relaksimit, një nate të këndshme dhe dehjes, dhimbjes së të qënit xurxull janë ...