20 November 2018
Home » Kuriozitete » Një shpikje gjeniale, 16 kamera në një të vetme!!!

Një shpikje gjeniale, 16 kamera në një të vetme!!!

Kamerat e ditëve të sotme nuk kanë shumë ndryshime nga njëra-tjera. Të gjitha kanë një ekran, disa butona, lente dhe një kuadrat. Diferenca kryesore mes tyre qëndron tek numri i megapikselëve dhe këndi i pamjes.

Si të krijojmë një kamerë ndryshe nga të tjerat? Ju mund të bashkoni 16 kamera në një të vetme.  :-)

Një kamerë e tillë është krijuar nga kompania Light. Kamera L16 është e pajisur me 16 kamera të vogla (17 nëse do të numërojmë edhe sensorin infra të kuq). Ajo ka pamjen e një telefoni në ngjyrë të zezë, ndërsa në pjesën e sipërme ka një buton në ngjyrë argjendi.

tt

Themeluesi i kompanisë Light e konsideron këtë kamerë si një “shpikje në heshtje” në botën e fotografisë. Pajisja do të zëvendësojë kamerat DSLR, kështu nuk do të jetë e nevojshme që ju të merrni me vete lente apo pajisje shtesë për të shkrepur foto të cilësisë së lartë.

Prapa secilës prej këtyre lentave plastike është një modul i kamerës me rezolucion 13 megapikselë, secila e grupuar në tri gjatësi fokale të ndryshme. Pesë janë module me gjatësi vatre 35 mm, 5 nga versioni me gjatësi 70 mm dhe 6 module me gjatësi 150 mm. Modulet me gjatësi 70 mm dhe 150 mm përdorin optika të lakuara, ku një pasqyrë është përballë optikëve dhe sensorëve, të cilët qëndrojnë pingul me drejtimin kur do të shkrepni foton.

Në anën e pasme kamera L16 ka një ekran me prekje 5 inç, nga ku mund të kontrolloni pajisjen, të ndryshoni konfigurimet, madhësinë apo fokusin. Kamera do të hidhet në treg nga fundi i verës 2016, megjithatë mund ta porosisni që tani për 1,299 dollarë.

y

u

 

About Argent Mata

Check Also

green-apple

87 % e operacioneve globale të Apple funksionojnë me energji të riciklueshme

Apple bëri të ditur se fabrikat e saj në Kinë operojnë që të gjitha më ...