Home » Teknologji » Një senator Amerikan kërkon sqarime nga Apple për reduktimin e performancës së modeleve të vjetra

Një senator Amerikan kërkon sqarime nga Apple për reduktimin e performancës së modeleve të vjetra

Në një letër të dërguar Apple gjatë javës, një senator Amerikan kërkon më shumë përgjigje nga kompania lidhur me vendimin e saj kontravers për reduktimin e performancës së telefonëve më të vjetër pa dijeninë e përdoruesit.

Senatori John Thune njëherazi edhe kryetar i Komitetit të Tregtisë, Shkencës dhe Transportit, në një letër dërguar Apple shprehet zhënjimin e tij ndaj kompanisë e cila nuk është treguar mjaftueshëm transparente.

Në letrën e tij ai pyeste kompaninë nëse do të dërgonte përditësime në të ardhmen që sakrifikojnë performancën dhe a ka dijeni për ankesat e konsumatorëve për këtë çështje.

Pas zbulimit të bujshëm nga testues të pavarur, Apple konfirmoi zyrtarisht në fund të Dhjetorit ka kishte reduktuar qëllimisht performancën për të kompensuar degradimin e baterisë.

Kompania premtoi zëvendësim të baterive të vjetra për 29 dollarë, 50 dollarë më pak sesa çmimi zyrtar.

Në letër senatori kërkonte shpjegime pse nuk është ofruar falas zëvendësimi i baterive apo dëmshpërblim për një pajisje që kanë blerë me çmim të plotë Thune pret një përgjigje nga Apple deri më 23 Janar. /PCWorld Albanian

The post Një senator Amerikan kërkon sqarime nga Apple për reduktimin e performancës së modeleve të vjetra appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Aksion kundër piraterisë. Tre të arrestuar dhe 58 aparate të sekuestruara në Tiranë

Pirateria televizive merr një tjetër goditje në Shqipëri. një rrjet që tregtonte në mënyrë të ...