21 November 2018
Home » Teknologji » Një organizatë jofitimprurëse planifikon të dërgojë miliona faqe të Wikipedia në Hënë – të shtypura në fletë metalike të vogla

Një organizatë jofitimprurëse planifikon të dërgojë miliona faqe të Wikipedia në Hënë – të shtypura në fletë metalike të vogla

Një organizatë jofitimprurëse me ambicie të mëdha për ngritjen e një biblioteke në Hënë po planifikon të dërgojë tërë arkivin anglez të Wikipedia në sipërfaqen e Hënës brenda dy viteve të ardhshme.

Organizata thotë se do të dërgojë miliona artikuj Wikipedia në formën e printimeve në miniaturë, të shtypura në fleta të vogla metalesh që janë të hollë sa fija mesatare e flokëve të njeriut. Organizata  pretendon se me këtë metodë, ajo mund të dërgojë miliona faqe të Wikipedia në një paketë që mund të ketë madhësinë e një CD.

Misioni i pazakontë është ideja e Fondacionit Arch (shkurtim për arkiv) formuar në vitin 2015, qëllimi jofitimprurës i organizatës është krijimi i arkivave të kulturës së njerëzimit në vende të ndryshme në të gjithë hapsirën tonë kozmike, si një mënyrë për të frymëzuar njerëzit rreth universit.

“Ne menduam për këtë projekt për të arkivuar qytetërimin njerëzor rreth Sistemit Diellor – për të krijuar një rezervë të përhershme të të gjitha arritjeve tona kulturore”, thotë bashkëthemeluesja e Arch, Nova Spivack. “Pra, njohuria jonë, arti ynë, gjuhët tona, historia jonë – të gjitha gjërat që ka krijuar mendja njerëzore”. Ideja është që këto arkiva mund të zgjasin për miliona miliarda vite në hapësirë, ku mund të gjenden dhe të lexohen nga njerëzit e së ardhmes.

Për të filluar me një detyrë kaq ambicioze, Fondacioni Arch është duke bashkëpunuar me një startup që merretme hapsirën të quajtur Astrobotic, një kompani që dëshiron të bëhet kompania e parë e shpërndarjes në Hënë.

Për projektin e bibliotekës Lunar, në vend të shtypjes në disqe kuarci, organizata planifikon të përdorë fleta të holla të nikelit. Në vazhdim, Fondacioni Arch ka në plan që të dërgojë gjithnjë e më shumë arkiva në Hënë me kalimin e kohës, kështu që biblioteka gjithmonë do të rritet. /PCWorld Albanian

The post Një organizatë jofitimprurëse planifikon të dërgojë miliona faqe të Wikipedia në Hënë – të shtypura në fletë metalike të vogla appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Bitcoin nën 4,500 dollarë, mbarë industria e shqetësuar

Vlera e bitcoin vijoi rënien ditën e Marte me 7% në 4,496 dollarë në këto ...