Home » Teknologji » Një kompani e madhe telekomunikacionit në SHBA është hakuar nga Kina raporton Bloomberg

Një kompani e madhe telekomunikacionit në SHBA është hakuar nga Kina raporton Bloomberg

Ditën e Marte Bloomberg lëshoi “bombën” e radhës kur tha se një kompani Amerikane e telekomunikacionit kishte zbuluar një çip të huaj në serverët e saj.

Javën e kaluar publikimi tha se serverët e Apple dhe Amazon janë kompromentuar nga inteligjenca Kineze e cila kishte vendosur çipe përgjimi në harduerët e furnizuesit të kompanive Super Micro.

Rasti më i fundit thotë se një çip është vendosur në portën Ethernet dhe si rezultat hakerët kanë arritur të hyjnë në rrjetet e brendshme të kompanisë së telekomunikacionit.

Raporti nuk jep emrin e kompanisë por citon ekspertin e sigurisë Yossi Appleboum i cili kishte identifikuar hakimin.

Sipas tij asnjë teknik i kompanisë nuk kishte dijeni për të dhënat po shkonin drejt një serveri të panjohur.

Ky server gjithashtu është ndërtuar nga Super Micro, e njëjta kompani e cila furnizonte Apple dhe Amazon.

Dy kompanitë kanë hedhur poshtë pretendimet e Bloomberg duke thënë se nuk kishin gjetur diçka të dyshimtë. /PCWorld Albanian

The post Një kompani e madhe telekomunikacionit në SHBA është hakuar nga Kina raporton Bloomberg appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...