Home » Teknologji » Ngjyra “magenta” e logos, Deutsche Telekom kërcënon një firmë Britanike

Ngjyra “magenta” e logos, Deutsche Telekom kërcënon një firmë Britanike

Gjigandi Gjerman i telekomunikacionit Deutsche Telekom dhe pronari i markës së njohur T-Mobile, kërcënoi me masa ligjore një biznes Britanik duke arsyetuar se ky i fundit përdor ngjyrat e logos së T-Mobile.

Përfaqësuesit ligjore të Deutsche Telekom kanë kundërshtuar një aplikim marke të kompanisë DataJAR.

DT thotë se ngjyrat “magenta” është elementi kryesor i identitetit të kompanisë.

dataJAR menaxhon dhe implementon pajisjet Apple për bizneset dhe institucionet e edukimit. Kompania me aktivitet pesë vjeçar ka shtatë punonjës dhe përdor këtë markë që nga 2013.

“Nuk mund të kesh në pronësi një ngjyrë, kjo është marrëzi,” shprehej James Ridsdale i dataJAR.

Megjithatë avokati i DT, Hogan Lovells argumenton se ngjyra magenta është elementi kyç i identitetit korporativ të DTAG.

Sipas tij logoja e dataJAR mund të çojë në konfuzion dhe njerëzit mund të mendojnë se ekziston një lidhje mes tyre.

dataJAR tashmë duhet të zgjedhë mes ndjekjes së betejës ligjore ose ndryshimit të logos. /PCWorld Albanian

The post Ngjyra “magenta” e logos, Deutsche Telekom kërcënon një firmë Britanike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...