19 September 2017
Home » Teknologji » Nga dita e sotme përdoruesit e Linkedin mund të ngarkojnë video

Nga dita e sotme përdoruesit e Linkedin mund të ngarkojnë video

Linkedin përdoret gjerësisht si një mjetë rrjetëzimi për bizneset, por edhe si një opsion për të gjetur punë.

Në fillim të këtij viti rrjeti social profesional kaloi nëpër një ridizajnim madhor, megjithatë shumica e përdoruesve nuk e shfrytëzojnë çdo ditë siç bëjnë me Facebook dhe Twitter.

Por Linkedin ka një tjetër shans për tu provuar përdoruesve se mund të jetë rrjeti social i tyre i preferuar. Kompania lançoi mbështetjen për video në platformën e saj.

Testimet të cilat filluan gjatë muajit të kaluar kulmuan ditën e sotme kur përdoruesit mund të ngarkojnë video në rrjetin social. Edhe aplikacionet mobile në Android dhe iOS mund të ngarkojnë video, por ende mungon një opsion për transmetime live.

Në javët në vijim të gjithë përdoruesit do të kenë qasje në risinë më të re. Ata do të kenë në dispozicion mjete të cilat tregojnë jo vetëm numrin e komenteve, pëlqimeve dhe shikimeve por edhe të vendodhjes së tyre.

Mjetet analitike përmbajnë informacion edhe për kompanitë të cilat janë duke parë një video të caktuar. Video e Linkedin vinë në stilin e Tinder.

Linkedin u ble vitin e kaluar nga Microsoft për 26 miliard dollar. Së fundi kompania lançoi një aplikacion Windows 10 të Linkedin. /PCWorld Albanian

The post Nga dita e sotme përdoruesit e Linkedin mund të ngarkojnë video appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Samsung lejon përdoruesit të ç’aktivizojnë butonin e dedikuar të Bixby

Asistenti virtual i Samsung, Bixby, u prezantua në Prill së bashku me Galaxy S8-tën e ...