Home » Teknologji » Në historitë e Instagramit vjen opsioni “Portret”

Në historitë e Instagramit vjen opsioni “Portret”

Rrjeti social i fotografive lançion opsionin e ri “Portret” në storiet, ndërsa për përdoruesit e iOS vjen edhe strisha e etiketimit. Për të gjithë ata që kanë një aparat fotografik refleks le të themi që mund të vazhdojnë të argëtohen e fotografitë që realizohen duke luajtur me objektivin.

Lajm i mirë vjen për përdoruesit e Instagramit të cilët tani mund të përdorin opsionin “Portret”. Kjo është e reja e rrjetit social i cili ka prezantuar formatin e ri.

Njësoj si në rastin e Superzoom, pranë këtyre opsioneve të fotove, do të jetë edhe funksioni “Portret” i cili mund të realizohet lehtësisht duke kuadruar subjektin dhe sfondi nga mrapa të lihet i turbullt. Mekanizmi për të dalluar fotot nga videot bëhet duke mbajtur shtypur ekranin në rast se do të regjistrohet një video.

Pasi realizohet fotoja, mund tështohen filtra të ndryshëm, strisha me tag dhe tekste të shkruara. Ky azhornim i aplikacionit është i disponueshëm për iPhone 6s, 6s Plus, 7, 7 Plus, 8 dhe 8 Plus, iPhone x si edhe të gjitha versionet e sistemit operativ Android që janë në treg që nga viti 2015.

Në iOS, Instagram po prezanton edhe strishën e etiketimit. Pasi përdoruesit janë akoma duke shfrytëzuar rikthimin e GIF, tani ata do të jenë në gjendje edhe të etiketojnë miqtë në foto duke shtruar një adeziv të personalizuar. /PCWorld Albanian

The post Në historitë e Instagramit vjen opsioni “Portret” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Minecraft: Education Edition vjen në iPad në Shtator

Microsoft tha të hënën se Minecraft: Edicioni i Edukimit do të vijë në iPad muajin ...