Home » Computer » Ndërton kompjuter gjigant në shtëpi!!!!

Ndërton kompjuter gjigant në shtëpi!!!!

Për shumë kompani teknologjike, sfida më e madhe është krijimi i procesorëve sa më të vegjël për kompjuterët, ndërsa një britanik ka bërë të kundërtën. James Newman po ndërton një procesor kompjuteri 14 metra të gjatë në shtëpinë e tij në Kembrixh. Megaprocesori me arkitekturë 16-bit i zotit Newman do të përmbajë 14 mijë transistorë individualë dhe 3,500 drita LED. Ai e ka nisur këtë projekt para tre vitesh dhe deri tani ka harxhuar rreth 20 mijë paundë. Newman shpreson që kompjuteri të ketë një vlerë edukative, por do të jetë i vështirë për t’u transportuar, pasi do të peshojë gati gjysmë toni kur të mbarojë. Zoti Newman është i vendosur që ta përfundojë projektin e tij, edhe pse procesori do të zërë shumë hapësirë tek shtëpia e tij, pasi është 2 metra i lartë. Ai thotë se programi i parë që dëshiron të vendosë në megaprocesor është Tetris, e krijuar nga matematicieni John Conway, në vitet 1970.(ICT MEDIA).

1

About Argent Mata

Check Also

Samsung thyen heshtjen! Vendos të rikthejë sërisht Windows Update në kompjuterat e saj .

  Më herët gjatë kësaj jave, qarkulloi kudo lajmi se Samsung kishte ndryshuar softuerin e ...