Home » Teknologji » MyEtherWallet viktimë e një sulmi hakerash, vidhen 215 Ethereum

MyEtherWallet viktimë e një sulmi hakerash, vidhen 215 Ethereum

Portofoli më popullor në internet i ethereum, MyEtherWallet (MEW), ra viktimë e një sulmi hakerash të cilët kompromentuan DNS-të e kompanisë.

Përdorues të shumtë raportuan humbje investimesh, ndërsa ky sulm tregon rreziqet e përdorimit të sistemeve të centralizuara edhe kur asetet ruhen tek individi.

Sipas raportimeve të para besohet se janë vjedhur 215 monedha Ethereum nga hakeri i cili ka ndërmarrë sulmin.

Më 24 Prill disa përdorues të MyEtherWallet raportuan aktivitete të dyshimta kur përpiqeshin të aksesonin llogarinë në ueb.

Platforma nuk mban të ardhurat e përdoruesve, por si të gjithë uebsajtet rrezikohet nga hakimet duke ekspozuar të dhënat e të gjithë atyre që ndërveprojnë me shërbimin.

MEW konfirmoi përmes rrjetit social Twitter vështirësitë që po kalonin dhe sulmin ndaj DNS-ve.

Shenjat e para që treguan se diçka nuk shkonte u shfaqen në Reddit ku një përdorues tha se mund të ishte mashtruar ose hakuar.

Si portofoli më popullor “client-side” ethereum, MEW përdoret për të dërguar para, blerë Cryptokitties dhe kryerjen e transaksioneve mbi baza ditore.

Një sulm i ngjashëm ndaj DNS-ve u krye në Dhjetor ndaj një tjetër platforme ethereum, Etherdelta.

MyEtherWallet nuk është sajti i vetëm që raportoi probleme me DNS-të. Edhe Binance shkruante në Twitter se DNS-të e Google kishin rënë ku disa përdorues nuk mund të aksesonin bursën. /PCWorld Albanian

The post MyEtherWallet viktimë e një sulmi hakerash, vidhen 215 Ethereum appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...