Home » Teknologji » Mozilla anulon marrëveshjen me Yahoo, Google përsëri motori kryesor i kërkimit në Firefox

Mozilla anulon marrëveshjen me Yahoo, Google përsëri motori kryesor i kërkimit në Firefox

Google rifitoi ditën e Mërkure pozicionin si motori kryesor i kërkimit në shfletuesin e Mozilla, Firefox, pasi ky i fundit shkëputi marrëveshjen me Yahoo në mënyrë të papritur.

Ishte Google që konfirmoi këtë lëvizje por së bashku me Mozilla-n nuk dhanë detaje rreth termave të marrëveshjes.

Vendimi u bazua në disa faktorë që sipas Mozilla pasi u morën në konsideratë, arriti në përfundimin se ishte në të mirë të kompanisë dhe shfletuesit që të kalonin në motorin e kërkimit të Google.

Yahoo ka qenë motori kryesor i kërkimit në Mozilla ndërsa kompania e cila bleu Yahoo vitin e kaluar, Verizon Communication, tha se kishte qenë e papritur.

Lajmi erdhi një ditë pas Mozilla prezantoi versionin e parë të shfletuesit të projektit Quantum, i cili do të rrisë shpejtësinë dhe performancën e Firefox ndjeshëm.

Sipas kompanisë Firefox Quantum shfrytëzon 30% më pak memorje sesa Google Chrome.

Për mëse një dekadë, deri në 2014-ën, Google ka qenë motori kryesor i kërkimit në Firefox ndërsa ish ekzekutivja e Yahoo fitoi një kontratë 5 vjeçare me Mozilla po këtë vit. /PCWorld Albanian

The post Mozilla anulon marrëveshjen me Yahoo, Google përsëri motori kryesor i kërkimit në Firefox appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

chartoftheday_12578_global_pc_shipments_n.jpg

Tregu i kompjuterave personalë arrin pikën më të ulët në një dekadë

Shitjet e kompjuterëve ranë vitin e kaluar në pikën më të ulët që nga 2006. ...