14 December 2018
Home » Teknologji » Motorola prezanton katër telefonë buxhetorë

Motorola prezanton katër telefonë buxhetorë

Marka e telefonëve tashmë në pronësi të Lenovo, Motorola, prezantoi katër telefonë të rinj buxhetorë.

Telefonët e rinj u prezantuan në një aktivitet në Sao Paulo. Moto E5 është linja e cila tërheq më së shumti vëmendjen.

Ato vinë në dy madhësi: 5.2-inç për E5 Play dhe 6-inç për E5 Plus. Ky i fundit ka dy kamera të pasme dhe bateri prej 5,000 mAh.

Ky konfigurim kamerash nuk ka për të fitur medalje, por Motorola vijon të sjellë funksione të avancuara në telefonët buxhetorë.

Krahas tyre u prezantuan Moto G6 dhe G6 Play me çmime 249 dollarë dhe 199 dollarë respektivisht.

Telefonët e tregojnë që në paraqitje që janë të lirë pavarësisht ekraneve 5.7-inç 1080p me raport 18:9.

Modeli Play ka bateri më të madhe prej 4,000 mAh nga 3,000 mAh në G6. Të dy telefonët ofrojnë teknologjinë e ngarkimit të shpejtë ku modeli G6 ka portën USB-C. /PCWorld Albanian

The post Motorola prezanton katër telefonë buxhetorë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...