20 February 2019
Home » Teknologji » Monedhat kriptografike vijojnë me rënie, tregut humbet edhe 6 miliardë dollarë të tjerë

Monedhat kriptografike vijojnë me rënie, tregut humbet edhe 6 miliardë dollarë të tjerë

Mëse 6 miliardë dollarë në monedha kriptografike u humbën ndërsa vlera e XRP dhe ethereum vijon të shënojë vlera negative.

Vlera totale e monedhave kriptografike ra me 6.72 miliardë dollarë të tjera në 24 orët e fundit sipas të dhënave të CoinMarketCap.com.

Rënia i atribuohet shitjes në masë të monedhave kriptografike që ndodhi ditën e Enjte.

XRP ra nga 39.13 cent në 37.89 cent ndërsa Ethereum ra me 7.4% në 191.07 dollarë.

Monedha më popullore bitcoin arriti të stabilizohej disi në 6,200 dollarë.

Arsyeja e kësaj rënie të shpejtë mbetet e paqartë por tërë tregjet financiare nuk patën një ditë të mirë të Enjten.

Tre monedhat kriptgrafike më popullore – bitcoin, ethereum dhe XRP – janë shumë larg vlerave rekord të vitit të kaluar. /PCWorld Albanian

 

The post Monedhat kriptografike vijojnë me rënie, tregut humbet edhe 6 miliardë dollarë të tjerë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...