20 February 2019
Home » Teknologji » Monedhat kriptografike shënojnë rënien e dytë të madhe në një muaj

Monedhat kriptografike shënojnë rënien e dytë të madhe në një muaj

Pas një fillim viti të paqëndrueshëm për monedhat kriptografike, tregu në fjalë për herën e dytë i është thuajse i tëri në rënie.

17 nga 20 monedhat më popullore në CoinMarketCap.com shënuan rënie të ndjeshme ditën e Hëne ku humbja më e madhe ishte 13% në 24 orë.

Bitcoin po i afrohet përsëri vlerës së 10,000 dollarëve dhe aktualisht këmbehet me 10,745 dollarë.

Ethereum ra nën 1,000 dollarë dhe në këto momente këmbehet me 984 dollarë. Në 24 orët e fundit monedha ra me 5,93%.

Rënia është e ngjashme me një javë parë. Përgjatë 2017-ës ka pasur vetëm tre rënie të mëdha ndërsa këtë vit dy të tilla kanë ndodhur vetëm në Janar.

Reduktimi i vlerës së monedha kriptografike mund ti atribuohet strategjistit të Wall Street Peter Boockvar i cili parashikonte 70-90% rënie të vlerës së bitcoin.

Vetëm tre monedha janë në rritje: EOS, Stellar dhe VeChain. EOS këmbehet me 13,56 dollarë, Stellar me 0,46 dollarë dhe VeChain me 8,45 dollarë.

Vlera totale e tregut të monedhave kriptografike është 516 miliard dollarë. /PCWorld Albanian

The post Monedhat kriptografike shënojnë rënien e dytë të madhe në një muaj appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...