Home » Teknologji » Monedhat kriptografike nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin financiar thotë qeveria Gjermane

Monedhat kriptografike nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin financiar thotë qeveria Gjermane

Përfaqësues të Qeverisë Federale Gjermane thanë se kriptomonedhat nuk përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar raportoi CoinTelegraph.

Megjithatë qeveria e sheh rregullimin e këtij tregu të domosdoshëm. Sipas tyre volumi i transaksioneve në monedha kriptografike është tepër i ulët krahasuar me sistemin global financiar.

Megjithatë qeveria Gjermane e sheh të nevojshme monitorimin nga afër të zhvillimeve në këtë industri në nivel G20.

Gjithashtu ajo u përgjigj një pyetjeje në parlament nga djathtët e Alternativës për Gjermaninë të cilët ngritën shqetësimin për pastrimin e parave me anë të monedhave kriptografike.

Një analizë do të finalizohet vitin e ardhshëm i cili pritet të identifikojë problemet të cilat duhet të adresohen nga qeveria.

Në muajin Prill Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se nuk i sheh monedhat kriptografike si kërcënim për stabilitetin financiar. /CryptoWorld.al

The post Monedhat kriptografike nuk përbëjnë kërcënim për stabilitetin financiar thotë qeveria Gjermane appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...