15 December 2018
Home » Teknologji » Monedhat kriptografike humbasin 13 miliardë dollarë në vetëm 3 orë

Monedhat kriptografike humbasin 13 miliardë dollarë në vetëm 3 orë

Vlera e monedhave kryesore kriptografike ra me shpejtësi mëngjesin e ditës së Enjte ku 13 miliardë dollarë u fshinë në pak orë.

Bitcoin ra me 5% në 6,303 dollarë ndërsa XRP dhe ethereum ranë me 10% sipas të dhënave të CoinMarketCap.com.

Në vetëm tre orë monedhat kriptografike humbën 13 miliardë dollarë.

Rënia e radhës i atribuohet paralajmërimeve të reja nga autoritetet financiare në vend të ndryshme të botës të cilat i shohin monedhat kriptografike si kërcënim për ekonominë.

Në një raport të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehej se rritja e shpejtë që kanë asetet mund të krijojnë probleme për sistemin ndërkombëtar financiar.

Shumë entuziastë të monedhave kriptografike shpresonin se 2018-ta do të ishte viti i tyre.

Por ka ndodhur krejt e kundërta. Rënia e vlerës së monedhave kriptografike u pasua nga hakime të profili të lartë në bursa të ndryshme si dhe mashtrime me ICO-të.

Të gjithë këto faktorë kanë bërë që bitcoin të binte nga 19,738 dollarë më 17 Dhjetor. /PCWorld Albanian

The post Monedhat kriptografike humbasin 13 miliardë dollarë në vetëm 3 orë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...