21 September 2018
Home » Teknologji » Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë shpalli të hapur garën e “Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi”

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë shpalli të hapur garën e “Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi”

Ditën e sotme Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë mbajti ceremoninë e hapjes së “Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat joqeveritare.

Ky fond do tu vijë në ndihmë projekteve që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, të cilët do të informohen më mënyrën e përfitimit të fondeve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me anë të projekteve të tyre që për qëllim kanë promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Kjo është ngjarja më e rëndësishme që nga fillimi i mandatit tim si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,” u shpreh Ministri Beqaj në fjalën e tij të rastit.

Krijimi i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi (‘MIN’) është rezultat i Platformës së Qeverisë së Republikës të Kosovës 2017-2021.

Synimi themelor i Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi është të stimulojë aktivitetet inovative në Kosovë, të cilat do rrisin produktivitetin ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë informative dhe ndërmarrësisë efikase.

 

Qëllimi është që tja japim meritën gjithësecilit që kanë dhënë dhe japin kontribut, tu japim hapësirë të rinjve dhe inovacioneve të tyre dhe shumë ndërmarrjeve të fakulteteve teknike,” vijoi Beqaj.

Në këtë aktivitet morën pjesë Besim Beqaj, Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fatmir Gashi, Zv/Ministri i Financave, Vjollca Çavolli, Drejtoreshë e STIKK dhe Besian Mustafa, Drejtor i KIESA.

Kjo përkrahje financiare do të ndahet në tre nivele me financime 15,000, 50,000 dhe 200,000 euro për organizatat.

Niveli i parë u dedikohet organizatave të reja, i dyti organizatave me eksperiencë të gjerë dhe i treti i shërben atyre organizatave që kanë eksperiencë në trajnime për rritjen e kapaciteteve në ndërmarrje të ndryshme.

Beqaj ftoi për 30 ditët e ardhshme të gjithë aplikantët të “ndiznin” motorët e tyre.

Ai ftoi botën akademike, njerëzit e profesionit dhe partnerët ndërkombëtarë që ti ndihmojnë në vlerësimin e projekteve që do të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Zv/Ministri Gashi tha se Ministria e Financave ka ndërmarrë hapa tatimorë për lehtësimin e mjedisit afarist në sektorin privat.

Ai shprehu mbështetjen e plotë për fondin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe kujtoi se është aprovuar vendimi për lirimin nga detyrimet tatimore të produkteve teknologjike dhe akcizës së tyre.

Më shumë informacion rreth Fondit dhe aplikimit do të bëhet publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Ndërmarrisë dhe Inovacionit http://min-rks.net/. /PCWorld Albanian

The post Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë shpalli të hapur garën e “Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...