Home » Teknologji » Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre mujor të shkëlqyer financiar.

Aksionet u rritën me 4% në 108.5 dollarë duke shtuar 32 miliardë dollarë në vlerë tregu dhe vlerësuar Microsoft për herë të parë me mbi 800 miliardë dollarë.

Ndihmuar nga kërkesa e lartë për softuerë cloud, vlera e Microsoft është dyfishuar që nga 2014-ta kur Satya Nadella mori drejtimin e kompanisë.

Vetëm biznesi cloud Azure është rritur me 89%.

Kompania konkurron me Amazon, Alphabet, IBM dhe Alibaba në fushën cloud. /CIO Albanian

The post Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...