15 December 2018
Home » Teknologji » Microsoft ripublikon Përditësimin e Tetorit 2018

Microsoft ripublikon Përditësimin e Tetorit 2018

Javën e kaluar Microsoft tërhoqi Përditësimin e Tetorit 2018 pas një lumë kritikash në drejtim të kompanisë.

Një numër i konsiderueshëm përdoruesish raportuan se të dhënat e tyre në folderat Documents dhe Pictures ishin fshirë menjëherë pas instalimit të përditësimit.

Microsoft sot ripublikoi Përditësimin e Tetorit 2018 për insajderat e Windows përpara se ta lëshojë për të gjithë konsumatorët.

Kompania tha se fshirja e të dhënave ka ardhur si rezultat si një opsion të njohur si “Known Folder Redirection” dhe përdoruesit të cilët e kanë pasur të aktivizuar kanë vënë rene fshirje të dhënash.

Microsoft do të monitorojë feedbackun e këtij ndërtimi dhe do të jetë publikisht i disponueshëm vetëm pas verifikimeve të detajuara. /PCWorld Albanian

 

The post Microsoft ripublikon Përditësimin e Tetorit 2018 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...