Home » Teknologji » Microsoft publikon shtojcat e Windows Defender për Chrome dhe Firefox

Microsoft publikon shtojcat e Windows Defender për Chrome dhe Firefox

Microsoft ka zhvilluar dhe nisi testimet e shtojcave Windows Defender Application Guard për Chrome dhe Firefox për të mbrojtur kompjuterët e sipërmarrjeve.

Funksioni, i cili kishte qenë një ekskluzivitet i shfletuesit Edge, mbante kompjuterët të sigurtë.

Kur përdoruesit vizitonin një uebsajt, Windows Defender kontrollonte URL përballë një liste sajtesh të besueshme. Nëse sajti konsideroj i dëmshëm, përdoruesit ridrejtoheshin në një ambient të izoluar të Microsoft Edge.

Kështu përdoruesit mund të navigonin nëpër sajt i cili nuk konsiderohet i besueshëm nga administratorët e organizatës pa vënë në rrezik pjesën tjetër të sistemit.

Pasi ktheheshin tek një sajt i besuar nga organizata në ambientin e izoluar, automatikisht kthehej tek shfletuesi normal.

Shtojca Windows Defender Application Guard ofrohet në Chrome dhe Firefox vetëm për insajderët e Windows 10 në ndërtimin 1803.

Microosft tha se së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë. /PCWorld Albanian

The post Microsoft publikon shtojcat e Windows Defender për Chrome dhe Firefox appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Instagram ka konsideruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve nëpër foto në mënyrë që ...