Home » Teknologji » Microsoft publikoi një përditësim urgjent pas problemit kritik të sigurisë që ka prekur procesorët

Microsoft publikoi një përditësim urgjent pas problemit kritik të sigurisë që ka prekur procesorët

Microsoft dërgoi në orët e vona të së Mërkurës me orën tonë lokale një përditësim kritik sigurie për të gjitha versionet e mbështetura të Windows.

Përditësimi do të adresojë një problem sigurie të zbuluar së fundi në të gjithë procesorët Intel, AMD dhe ARM pa përjashtim.

Ai u aplikua automatikisht në të gjithë kompjuterat Windows 10. Sakaq për Windows 7 ose Windows 8 përditësimi nuk mund të kryhet automatikisht deri të Marten e ardhshme.

Ndërsa Microsoft po ndërmerr hapat e duhur për të siguruar sistemet operative, siguria e kompjuterëve varet edhe nga përditësimet e firmware të procesorëve Intel, AMD dhe ARM.

Gjithashtu disa antiviruse kanë nevojë përditësohen në mënyrë të softuerët e tyre të funksionojnë siç duhet sepse ndryshimet e Microsoft aplikohen në nivel Kerneli.

Pritet të përditësimet e Windows dhe ato të prodhuesve të ngadalësojnë kompjuterat. Procesorët Intel bazuar në Skylake ose arkitekturë më të re nuk do të ndjejnë degradim të ndjeshëm të performancës.

Janë procesorët e vjetër ata që do të goditen rëndë nga përditësimi. Problemi i sigurisë u zbulua nga Projekti Zero i Google dhe ekipi i tij do të ofrojë më shumë informacion ditën e sotme.

E gjitha ka të bëjë me mënyrën sesi aplikacionet dhe programet zbulojnë përmbajtje në sektorë të mbrojtur të memories së Kernelit.

Kernelët në sistemet operative kanë kontroll të plotë dhe lidhin aplikacionet me procesorin, memorien dhe harduerët e tjerë brenda kompjuterit.

Dobësia bën të mundur që hakerët të anashkalojnë nivelet e mbrojtjes së Kernelit dhe aplikacionet mund të lexojnë përmbajtjet në memorien e tij.

Microsoft dhe programuesit e Linux do të ndajnë memorien e Kernelit nga proceset e përdoruesit për të adresuar këtë problem sigurie. /PCWorld Albanian

The post Microsoft publikoi një përditësim urgjent pas problemit kritik të sigurisë që ka prekur procesorët appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rritet mosha minimale e përdorimit të WhatsApp në Evropë nga 13 në 16 vjeç

Shërbimi popullor i komunikimit WhatsApp në pronësi të Facebook, do të rrisë moshën minimale të ...