Home » Teknologji » Microsoft prezantoi Windows 10 Pro for Workstations

Microsoft prezantoi Windows 10 Pro for Workstations

Microsoft zyrtarisht prezantoi Windows 10 Pro for Workstations. Ndërsa sistemi operativ daton që nga Qershori, Microsoft ofroi detajet e para të tij vetëm ditën e sotme.

Siç pritej, Windows 10 Pro for Workstations është dizajnuar për harduerët kompjuterike të përdoruesve të fuqishëm të kompjuterave.

Windows 10 Pro u përket atyre kompjuterave me një numër të lartë procesorësh logjik dhe sasi të mëdha RAM.

Gjigandi i softuerit do të aplikojë katër ndryshime të rëndësishme në këtë sistem operativ. Resilient File System do të jetë i aktivizuar automatikisht duke mbrojtur të dhënat nga korruptimi.

Windows 10 Pro përmban mbështetje për modulet NVDIMM-N të memorjes. Kjo do të thotë se shpejtësisë e leximit dhe shkrimit të të dhënave do të jenë shumë të larta.

Në Windows 10 Pro transferimi i të dhënave do të jetë edhe më i shpejtë. Duke vënë në funksion SMB Direct, Microsoft përdor teknologjinë RDMA (Remote Direct Memory Access) për të ulur vonesat e transmetimit të adapterave të rrjeteve pa përdorur fuqinë e procesorit.

Kjo do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e transferimit të të dhënave në rrjetet e shpejtësisë së lartë.

Së fundit mbështetja e harduerit për Windows 10 Pro fillon nga Intel Xeon deri tek AMD Opteron me deri në katër procesorë fizikë dhe 6TB RAM. Windows 10 Pro është i limituar vetëm në dy procesorë fizikë dhe 2TB RAM.

Windows 10 Pro for Workstation debuton së bashku me përditësimin e krijuesve të Shtatorit të Windows 10-ës. /PCWorld Albanian

The post Microsoft prezantoi Windows 10 Pro for Workstations appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...