21 November 2018
Home » Teknologji » Microsoft prezantoi një version pa pagesë të Teams

Microsoft prezantoi një version pa pagesë të Teams

Microsoft prezantoi të Enjten një version pa pagesë të Microsoft Teams i cili është edhe konkurrenti më i afërt i Slack.

Microsoft Teams debutoi në Nëntor të 2016-ës pa një version falas. Ndërsa 200,000 biznese tashmë përdorin Microsoft Teams, mungesa e një versioni falas e bënte të vështirë tërheqjen e bizneseve të vogla dhe freelancerave.

Kjo do të ndryshojë me ditën e sotme sepse përdoruesit do të kenë në dispozicion një version falas të Microsoft Teams.

Versioni falas do të ofrojë mbështetje për deri në 300 persona. Natyrisht ka edhe limitet e veta për ti shtyrë përdoruesit drejt abonimeve Office 365.

Sasia e skedarëve që mund të shpërndahen në një ekip është 10GB si dhe 2GB për secilin anëtar.

Me këtë version përdoruesit mund të kërkojnë deri në 10,000 mesazhe, 10 integrime aplikacionesh, 5GB memorie dhe video chat 1:1.

Nga dita e sotme do të jetë i disponueshëm për 40 gjuhë të ndryshme ndërsa kur të arrini limitet abonimi Office 365 fillon nga 5 dollarë në muaj. /PCWorld Albanian

The post Microsoft prezantoi një version pa pagesë të Teams appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Bitcoin nën 4,500 dollarë, mbarë industria e shqetësuar

Vlera e bitcoin vijoi rënien ditën e Marte me 7% në 4,496 dollarë në këto ...