Home » Teknologji » Microsoft, përditësimet e sigurisë për procesorët Intel dhe AMD po ngadalësojnë kompjuterat dhe serverët

Microsoft, përditësimet e sigurisë për procesorët Intel dhe AMD po ngadalësojnë kompjuterat dhe serverët

Microsoft tha ditën e Marte se përditësimet e sigurisë të dërguara për të mbrojtur përdoruesit nga problemet kritike të zbuluara në pjesën më të madhe të procesorëve desktop dhe mobile që nga 1995.

Sipas gjigandit të sistemit operativ, është vënë re një impakt i ndjeshëm në performancë.

Komentet e Microsoft janë një sinjal i qartë se përditësimet e ofruara nga Intel dhe rivalët e tij mund të degradojnë dukshëm performancën.

Më të prekurit pritet të jenë operatorët e qendrave të mëdha të të dhënave. Kostoja e operimit të tyre do të rritej nëse kompjuterat ngadalësohen.

Microsoft tha se disa kompjutera me procesorët e rivalit të Intel, AMD, u ngrinë ndërsa aksionet e prodhuesit të çipeve ranë me 4%.

Që nga zbulimi i Meltdown dhe Spectre, aksionet e Intel humbën 7% të vlerës, ose 15 miliard dollarë.

Hulumtuesit e sigurisë zbuluan dy problemet më 3 Janar dhe pothuajse çdo pajisje kompjuterike moderne preket.

Telefonët tanë me procesorë të dizajnuar nga ARM gjithashtu janë viktima. Sipas ARM Holding, 5% e 120 miliard çipeve të prodhuara që nga 1991 prekeshin nga Spectre.

Intel dhe AMD nuk kanë dhënë shifra të çipeve të prekur. Sipas Intel, një përdorues normal i një kompjuteri shtëpie apo biznesi nuk do të vërë re ngadalësime në leximin e e-mail-eve, shkrimin e dokumenteve apo aksesimin e fotove dixhitale. /PCWorld Albanian

The post Microsoft, përditësimet e sigurisë për procesorët Intel dhe AMD po ngadalësojnë kompjuterat dhe serverët appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook hap tre qendra trajnimi dixhital në Evropë

Facebook tha ditën e Hëne se do të hapë tre qendra të reja në Evropë ...