Home » Teknologji » Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe Android.

Sot kompania tha se versioni final zyrtar tani është i disponueshëm. Ekipi pas aplikacionit thotë se ai është ndërtuar nga e para dhe është më konsistent mes platformave dhe pajisjeve të ndryshme.

Së bashku me ndërfaqen e re e cila lehtëson shumë procese si përzgjedhja e cilësisë së videove, aktivizimi i bisedës dhe shpërndarja e transmetimeve, Mixer do të dërgojë njoftime sa herë kanalet tuaja të preferuara transmetojnë.

Ky rifreskim mund të mos jetë në një shkallë me rivalin kryesor Twitch por e pozicionon si një konkurrent serioz. /PCWorld Albanian

The post Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mund të lancojë në Shtator iPhone “buxhetor”

Një iPhone i ri pritet të dalë së shpejti në treg duke konkurruar të gjithë ...