Home » Teknologji » Microsoft lançon aplikacionet Office në Windows Store

Microsoft lançon aplikacionet Office në Windows Store

Nga dita e sotme mund të shkarkoni Microsoft office direkt nga dyqani i aplikacionet të Windows 10-ës, Windows Store për herë të parë.

Për fat jo të mirë, aplikacionet janë të disponueshme vetëm për Windows 10 S për momentin. Prandaj të gjithë me një version standard të Windows 10 duhet të presin më gjatë.

Së fundi Microsoft prezantoi Surface Laptop, një pajisje premium dizajnuar për të konkurruar me Macbook. Ky laptop funksiononte me Windows 10 S, një version i tkurrur i Windows 10-ës i cili konkurron me Chrome OS.

Ky sistem operativ është i limituar vetëm në aplikacionet e Windows Store. Kështu Microsoft ka shumë kontroll mbi atë që instalohet në Windows 10.

Aplikacionet janë Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Access dhe Publisher të disponueshëm për tu shkarkuar. OneNote nuk është ende gati tha Microsoft.

Por ka edhe kufizime të tjera si psh aplikacionet janë të disponueshme vetëm në 32bit. Për më tepër konsiderohet si në fazë testimi dhe jo aplikacione finale që do të thotë se mund të kenë probleme.

Microsoft ofron një vit falas Office 365 për të gjithë ata që kanë një pajisje Windows 10 S. /PCWorld Albanian

The post Microsoft lançon aplikacionet Office në Windows Store appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...