21 September 2018
Home » Teknologji » Microsoft ka në plan një tablet “low-cost” për të rivalizuar iPad

Microsoft ka në plan një tablet “low-cost” për të rivalizuar iPad

Microsoft planifikon të lançojë një linjë low-cost tabletësh në gjysmën e dytë të 2018-ës për të rivalizuar iPad-ët e lirë të Apple.

Sipas Bloomberg, tabletët do të kenë ekran 10-inç dhe do të kushtojnë 400 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që Microsoft provon një strategji të tillë. Në 2012-ën kompania lançoi Surface RT dhe kushton 499 dollarë. Tableti dështoi sepse nuk fitoi bekimin e konsumatorëve.

Tabletët e rinj do të kenë skaje të harkuara si iPad si dhe konektivitet USB-C.

Ata do të jenë 20% më të lehtë sesa modelet e rangut të lartë por do të mbajnë katër orë më pak bateri.

Tabletët Surface Pro mbajnë 13.5 orë me një karikim të vetëm sipas Microsoft. Intel do të jetë furnizuesi kryesorë me procesorë dhe çipe grafike.

Microsoft ka hasur vështirësi me gjenerimin e të ardhurave nga tabletët Surface. Nga ana tjetër Apple ka shitur 44 milion iPad dhe gjeneruar 20 miliardë dollarë vitin e kaluar.

I tërë biznesi Surface i Microsoft prodhoi vetëm 4.4 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë. Sipas IDC-së Microsoft ka shitur afërsisht 725,000 tabletë në tre mujorin e parë të 2018-ës me një rritje prej 1.8%.

Në Mars Apple lançoi një iPad të ri i cili kushton 329 dollarë dhe u dedikohet shkollave dhe institucioneve arsimore. /PCWorld Albanian

The post Microsoft ka në plan një tablet “low-cost” për të rivalizuar iPad appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...