24 November 2017
Home » Teknologji » Medium do të paguajë autorët sipas duartrokitjeve – ekuivalenti i pëlqimeve

Medium do të paguajë autorët sipas duartrokitjeve – ekuivalenti i pëlqimeve

Së shpejti autorët e platformës Medium do të mund të publikojnë artikuj me pagesë. Si do të paguhen? Medium ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë: duartrokitjet të cilat janë ekuivalenti i pëlqimeve.

Pak javë më parë Medium zëvendësoi butonin e rekomandimit me një tjetër buton në formë zemre në fund të çdo artikullit që Medium e quan “duartrokitje.” Me këtë sajti synonte tu dërgojë autorëve pëlqimet – duartrokitjet – e lexuesve.

Tani e tutje këto duartrokitje do të kenë me të vërtetë vlerë. Medium paguan autorët bazuar në tarifën e lexuesit të cilën e shpërndan sipas pëlqimeve të dërguara tek artikujt.

Tashmë pagesa e një lexuesi do të shkojë tek artikulli më i duartrokitur prej tij. Është një mënyrë shumë arbitrare për të implementuar sistem pagesash.

Vështruar pozitivisht, kjo do të ndihmojë Medium të nxjerrë në pah artikujt më të pëlqyer. Eventualisht kompania kërkon të mbulojë kostot e saja operacionale. /PCWorld Albanian

The post Medium do të paguajë autorët sipas duartrokitjeve – ekuivalenti i pëlqimeve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Intel do të braktisë mbështetjen për sistemet BIOS në 2020-ën, një lëvizje e cila do ...